LSDM me kandidatë shqiptarë në disa komuna shqiptare
Pavarësisht sondazheve të cilat LSDM-në nuk e nxjerrin mirë, krahasuar me ciklet zgjedhore të mëpardhme, kjo parti pritet sërish të garoj me kandidatë shqiptarë, në vendbanimet shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Gjithashtu nga kjo parti theksojnë se në Shkup, do të kenë edhe mbështetjen e partive shqiptare, si BDI dhe PDSH-së.
“Për kryetar të Bashkisë së Shkupit, LSDM është dakorduar që ta ketë mbështetjen nga BDI dhe PDSH-ja që nga rrethi i parë, ndërsa Lëvizja Besa është partner koalicioni, kurse LSDM në disa komuna si Tetova, Gostivari dhe Struga ka mundësi të mbështesë kandidatët e këtyre partive në rrethin e dytë”, është shprehur, Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski.
Nikollovski tha se në Gostivar dhe në ndonjë komunë tjetër shqiptare mund të kandidojë për kryetar komune me kandidat shqiptar. Ndërsa ditë më parë kanë qarkulluar lajme se kjo parti mund të garoj me kandidatë shqiptarë edhe në komunën e Strugës.
Nikollovski thotë se më shumë detaje do të zbulohen pas takimit mes Zaev dhe Ahmetit.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të kaluara, LSDM-ja garoi me kandidatë shqiptarë në komunën e Haracinën, ku edhe fitoi.
Por, një sondazh i fundit I realizuar nga nga agjencia “Market Vision” Mbështetja e LSDM-së në elektoratin shqiptar po zvogëlohet – një vit më parë ishte 0.6%, dhe sot është 0.1%.
Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, por partitë maqedonase dhe shqiptare kanë filluar të bisedojnë për bashkëpunime të mundshme, sidomos në raundin e dytë të zgjedhjeve. (INA)