LSDM formoi grup punues për bisedime me VMRO-DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese
Kryesia Qendrore e LSDM-së mbrëmë ka marrë vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë tjera parlamentare për operacionalizimin e hapave të ardhshëm konkret në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Grupi punues do të udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq Vardarski.
“KQ i jep mbështetje absolute kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe grupit punues që të vazhdojnë me përpjekjet për të siguruar konsensus të gjerë për ndryshimet kushtetuese, e me këtë edhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, deklaroi pas seancës së BQ-së, Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Kuzeska informoi se KQ vlerësoi se ishte mirë që në takimin me liderin e opozitës VMRO-DPMNE u vendos dialogu në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, si dhe se e mirëpresin hapin e parë të Mickoskit me pranimin e ndryshimeve kushtetuese.