LSDM: E rritëm pagën mesatare për 59 për qind, VMRO-DPMNE gjashtë vite vetëm 9 për qind
Për gjashtë vjet LSDM-ja e rriti pagën mesatare për rreth 59 për qind, ose për gjashtë herë e gjysmë më shumë se qeveria e Gruevskit dhe DPMNE-së, kohë gjatë së cilës paga mesatare u rrit vetëm për 9 për qind, thuhet në reagimin e sotëm të partisë së Kovaçevskit.
“Paga mesatare në maj të këtij viti është 36.465 denarë.
Për gjashtë vjet nga viti 2017 deri në vitin 2023, paga mesatare në vend është rritur nga 22.889 denarë në 36.465 denarë, ose për 13.576 denarë, që është 59 për qind më shumë në krahasim me rritjen e pagës mesatare të qeverisjes së kaluar DPMNE.
Në kohën e DPMNE-së, në të njëjtat gjashtë vite, paga mesatare është rritur vetëm për 9 për qind.
Dallimi është i madh.
Përfitimet e rritjes së pagës mesatare i ndjejnë të gjithë qytetarët”, thuhet në reagim, ku premtohet se LSDM vazhdon me kujdesin e vazhdueshëm për qytetarët dhe avancimin e standardit të tyre.