LSDM e kthen Mile Zeçeviqin në pozitë të lartë partiake për ta “disiplinuar” BDI-në?!
Me emërimin e Mile Zeçeviqit për sekretar të përgjithshëm të partisë, kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovacevski ka filluar ta krijojë ekipin e tij më të ngushtë. Pas Zeçeviqit, pritet të zgjedhen edhe nënkryetarët e LSDM-së, kurse Sonja Llukarevska sipas gjitha gjasave mbetet zevendes kryetare e partisë.
Burime partiake thonë se kthimi i Zeçeviqit në pozitë të lartë partiake ka për qëllim zhvillimin e “demkokracisë partiake” te BDI-ja, për shkak se kohën e fundit kjo parti ka filluar të luajë lojë të dyfishtë edhe me Mickovskin edhe me Zaevin e Kovaçevskin.
Kthimi i Zeçeviqit ka dhënë efektet e para pozitive që në takimin e javës së kaluar dhe BDI është “lëshuar në tokë”, njëjtë sikur kur në kohën e Gruevskit kyçej në negociata Sasho Mijallkovi, kanë thënë burime partiake.
“BDI u lazdrua shumë kohën e fundit, kurse prezenca e Zeçeviqit i qetësoi si leksilium”, janë shprehur të njëjtat burime.
Në të njejtin drejtim ka qenë edhe komenti i analistit shqiptar nga Shkupi, Emad Mehmeti.
“ Ndoshta ish-keyespiuni ua ka treguar #Ahmetit dhe #Grubit ndonjë kuti me “bomba” të paeksploduara, se nisën shumë çallam me nxjerrë me Hrisitjan Mickovskin?!”, është shprehur Mehmeti në postimin e tij paksa enigmatik në Facebook.
Ndryshe, krahas ekipimit brenda partisë, Kovaçevski ka filluar ta ekipojë edhe qeverinë e re.
Sipas informatave të fundit Lupço Nikollovski vjen në vend të Radmilla Shekerinskës në ministrinë e mbrojtjes. Lidhur me këtë resor përmendet edhe mundësia për shkëmbim me BDI-në të mbrojtjes me Bujqësinë, ose Ministrinë e jashtme. Bojan Mariçiq nga drejtësia pritet të kalojë në sektorin e eurointegrimeve, kurse zv kryeministri Nikolla Dimitrov ambasador në Uashington. Ministrja e kulturës Irena Ristevska mund të kalojë në arsim, kurse Petre Shilegov përmendet si Ministër i ri për transport në vend të Boçvarskit.
Në qeveri futen edhe Ministrat e Alternativës, Bekim Sali në Shëndetësi, Admirim Haliti në Ministrinë për shoqëri informatike dhe Xhemail Çupi, si ministër pa resor përgjegjësi për diasporën.