LSDM-BDI refuzuan propozimin e Aleancës dhe Alternativës për 5% TVSH për energji në 10 vitet e ardhëshme
Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së kanë dalë kundër amendamenteve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, që TVSH për energji elektrike të jetë 5% gjatë 10 viteve të fundit.
Në propozimin e dorëzuar nga Qeveria qëndron që kjo ulje të vlejë deri më 30 Qershor 2022, ndërsa opozita shqiptare propozoi që ajo të vlejë deri më 2032.
Deputetja Ilire Dauti gjatë arsyetimit të amendamenteve tha se propozimi i pushtetit është një mashtrim vetëm sa të kalojnë zgjedhjet lokale. Nëse janë të sinqertë në uljen e TVSH ajo ftoi që masa të vlejë 10 vjet. Por SDSM dhe BDI votuan kundër. Ligji pritet të hyjë këto ditë në seancë plenare.