Maqedoni

LSDM: Ata që bllokuan rrugën europiane, sërish në listat e VMRO

Lista e deputetëve të VMRO-DPMNE-së është listë për bllokime dhe për izolimin e vendit – thonë socialdemokratët duke potencuar se në këtë listë janë njerëzit e njëjtë që bllokuan Kuvendin dhe rrugën evropiane të vendit.

“Mbi 80% janë të njëjtët deputetë. Qytetarët ishin dëshmitarë të bllokimeve, zvarritjeve. Në kohë krizas bllokuan ndihmën për qytetarët dhe kompanitë. Ishin kundër pagës minimale dhe kundër rritjes së pagave. Ishin dhe janë kundër anëtarësimit në BE. Me njerëzit e njëjtë në listat zgjedhore, Pallati i Bardhë konfirmon se me VMRO-DPMNE-në mund të ketë vetëm kthim prapa. Nuk ka ndryshime dhe nuk mund të sjellin ndryshime. Qytetarët në zgjedhjet e ardhshme duhet të zgjedhin mes shpresës dhe të ardhmes evropiane me LSDM dhe kthim prapa për 10 vite në izolim me DPMNE-në” – tha Darko Kaevski, LSDM