Maqedoni

LSDM: Arsovska kryetarja më e pasuksesshme deri tani e qytetit të Shkupit

LSDM akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska se në raportin e saj i ka gënjyer qytetarët se në 82 ditët e para të mandatit i ka pastruar të gjitha deponitë në qytetin e Shkupit.

“Përderisa Arsovska paturpësisht i gënjen shkupjanët se po punon për diçka, deponia ilegale në Komunën e Karposhit është një nga shumë deponitë ilegale që nuk janë pastruar, e njëjta pamje shihet në çdo komunë të Shkupit, deponitë jo vetëm që nuk pastrohen, por çdo krijohen të reja. E vetmja gjë që bëri Arsovska në 82 ditë të mandatit është vendosja e tualetit të lëvizshëm, nivelimi i pusetave dhe partizimi i administratës së qytetit”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se për të gjithë publikun u bë e qartë se Arsovska është deri tani kryetarja më e pasuksesshme e qytetit të Shkupit dhe se qytetarët e Shkupit nuk e meritojnë një kryetare të tillë të paaftë që di vetëm të kërkojë justifikime për mosveprimin e saj.