Sport

Lorik Cana: Armand Duka ende s’po e dinë se me kë ka punë!

Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027.

Në një intervistë për Klan Kosova, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana u shpreh i pakënaqur me këtë bashkëpunim.

Cana tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb.

“Armando Duka ende nuk po e dinë se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar Kampionat me Serbinë”, u shpreh fillimisht Cana.

“Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana në Klan Kosova.