Maqedoni

Llopat-Kumanovë: Mbijetoi pas përplasjes me trenin

“MË RRËNQETHET TRUPI KUR KALOJ KËTU”

“Kur të mrrij te vendngjarja ku më ka ndodhur aksidenti, trupi më rrënqethet prej trishtimit që e kam përjetuar”.

Ky është Florim Isufi i cili, para një viti, i ka mbijetuar aksidentit me tren në fshatin Llopatë. Ai ishte duke u kthyer nga puna. Edhe pse në këtë vend janë të vendosura rampa në momentin kur ka kaluar treni rampat e as sinjalizimi nuk kanë funksionuar.

FLORIM ISUFI – I MBIJETUAR I AKSIDENTIT

“Unë çdoherë kur kaloj këtu ndihem i trishtuar thotë Florim Isufi për KlanM. Këtu jam ndal e kam pa se s’ka asgjë dhe jam nis. Dhe veç kur e kam pa trenin. Rampa nuk ka qenë e lëshuar fare. As sinjalizimi nuk ka punuar.

Florimi ka dëmtuar gjymtyrët, ndërsa nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim. Gjykata ka vendosur se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e tij.

“Jam i lënduar në fytyrë, këmbën e kam të lënduar. Ndonjëherë fare nuk kam baraspeshë. Lëndime kam në shpinë. Dëm nuk më ka paguar shteti pasi që më kanë fajësuar mua.

Në këtë vend ka pasur edhe dy aksidente para dy viteve ku dy njerëz kanë humbur jetën. Klan Maqedoni para disa ditëve raportoi edhe për mospasjen e sinjalizimit të duhur dhe rampave në Rramanli të Kumanovës transmeton KlanM. Ku së fundmi humbi jetën një 35 vjeçar e la dy fëmijë. Ai ishte nisur për tek miqtë, e në shtëpi u kthye me ndihmë të shpejtë, ku edhe pas 4 ditëve ndërroi jetë. Banorët e këtij fshati kanë bërë peticion me të cilën kërkojnë vendosjen e sinjalizimit të duhur. Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti Hari Llokvenec premton se do të fillojë rregullimin dhe rikunstruimin e gjithë sinjalistikave në kalimet e tilla/KlanMacedonia/.