Lloga: Tetova gjithmonë ka qenë qendër e rezistencës
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka komentuar takimin e mbrëmshëm të Ziadin Selës me strukturat e ASH-së në Tetovë, duke shënuar se “Tetova gjithmonë ka qenë qendër e rezistencës”, shkruan Top24.
“Tetova gjithmonë ka qenë qendër e rezistencës, ndërsa Aleanca për Shqiptarët është kështjellë që nuk shembet lehtë.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte ishte në shtëpinë e vet, me motrat dhe vëllezërit e tij tetovarë, të cilët as nuk shiten,e as dorëzohen”.