July 3, 2024
Maqedoni

Lloga publikon listën e dhjetra projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij si ministër

Ish-ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi ka publikuar një numër të madh te aktiviteteve që janë realizuar gjatë mandatit të tij si ministër i drejtësisë, shkruan Top24

⚖️ Aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë 2023/2024
▪️LIGJE TË MIRATUARA NË KUVEND:
1. Ligji për drejtësi për fëmijët
2. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e pa evidentuar në evidencën amë
3. Ligji për amnisti për shkelësit e protokolleve të Kovidit
4. Ligji për ekspertizë
5. Ligji për avokatinë
6. Ligji për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë
7. Ligji për Zyrën e kthimit të pronës
8. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve
9. Ligji për administrimin e pronës së konfiskuar, përfitimit pronësor dhe sendeve të sekuestruara në procedurë penale dhe kundëvajtëse
10. Ndryshime në Ligjin për sport
11. Ligji për konfiskim në procedurë civile
12. Ligji për luftimin e dopingut në sport dhe ndalimin e tij
▪️Ligje për të cilat janë formuar grupe punuese:
1. Ligji për Këshillin Gjyqësor
2. Ligji për prokurorinë publike
3. Ligji për Këshillin e prokurorëve publik
4. Ligji për vlerësim
5. Ligji i procedurës penale
6. Kodi Penal – i dorëzuar në Komisionin Evropian
7. Kodi Civil
8. Ligj i ri për paramatje, kadastër të patundshmërive dhe regjistrave
9. Ligj i ri për veprimtaritë gjeodezike
10. Zgjidhje të reja ligjore për avancimin e statusit, pozitës dhe kompetencave të AOT-së dhe ASK-së
11. Kodi Zgjedhor
12. Rregullorja e punës së gjykatave
▪️Ligje në Kuvend:
1. Ligj i procedurës kontestimore
2. Ligj për plotësimin e Ligjit të provimit të jurisprudencës
3. Ligj për plotësimin e Ligjit për përmbarues
4. Ligj për plotësimin e Ligjit të noterisë
5. Ligji për falje
▪️AKTIVITETE TË PËRFUNDUARA:
1. Propozim iniciativa për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në procedurë Parlamentare;
2. Strategjia e re Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028);
3. Përbërje e re e Këshillit për monitorimin e implementimit të Strategjisë;
3. Rregullore për përbërjen e Këshillit për TIK-ut në gjyqësor;
4. Përbërje e re e Këshillit për TIK-un në gjyqësor;
5. Ndryshime të Rregullores për ndarjen, klasifikimin dhe transferimin e personave të dënuar në INK (kushte të volitshme për gratë)
6. Nënshkrimi i Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare
7. Progres në implementimin e rekomandimeve të GREKO-s – nga gjithsej 19 rekomandime të dhëna për këtë raund në vitin 2013, 14 rekomandime janë implementuar plotësisht, 4 rekomandime janë implementuar pjesërisht dhe vetëm një rekomandim ka mbetur i paimplementuar (për anëtarësimin e Ministrit të Drejtësisë në Këshillin Gjyqësor);
8. Është përgatitur draft version i Udhërrëfyesit për sundimin e të drejtës, i cili do të përshkruajë kahet e reformave dhe masave drejt qëllimit tonë përfundimtar – përfundimi i negociatave deri në vitin 2030;
9. Është vendosur sistem operacional për dëmshpërblimin e viktimave të veprave penale me formimin e trupit për dëmshpërblimin e viktimave të veprave penale;
10.Është emëruar prokuror publik për lidhje me EURODREJTËSI-në me qëllim të avancimit të bashkëpunimit me EURODREJTËSI-në në aspektin e luftës kundër krimit ndërkufitar dhe luftës kundër terrorizmit
▪️AKTIVITETE QË JANË NË PROCES:
1. Zbatimi i agjendës reformuese në kuadër të procesit të implementimit të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.
2. Bashkëngjitja në programin JUSTICE dhe lidhja e marrëveshjes me Komisionin Evropian.
3. Bashkëngjitja e vendeve kandidate në Raportin për sundimin e të drejtës si instrument për detektimin e hershëm ose parandalimin e sfidave në sundimin e të drejtës. Ky hap i Bashkimit Evropian paraqet vendosjen e bazës së barabartë me vendet -anëtare në kuptim të ndjekjes së reformave vijuese dhe do të jetë i një rëndësie të jashtëzakonshme për ne në procesin e integrimit të përshpejtuar.
4. Avancimi i kornizës ligjore për revizionin shtetëror për shkak të veprimit të detyrueshëm të prokurorisë publike pas raporteve përfundimtare të revizionit të dorëzuara nga Enti Shtetëror i Revizionit që përmbajnë parregullsi të konstatuara dhe vendosja e afatit për veprim prej 60-90 ditë;
5. Forcimi i pavarësisë financiare të Avokatit të Popullit, si dhe harmonizimi i Ligjit për Avokatin e Popullit me standardet evropiane, veçanërisht në pjesën e Parimeve të Parisit dhe arritja e akreditimit me statusin “A”.
6. Reforma të legjislacionit që rregullon ndihmën juridike falas me qëllim që të harmonizimit me standardet për qasje në ndihmën juridike të Këshillit të Evropës, harmonizim me Direktivën e BE-së për të drejtat e viktimave dhe të operacionalizimi i dispozitës së LPP-së (Mbrojtja për të varfërve) dhe rritjen e aplikimit të saj në praktikë;
7. Këtë muaj fillojmë me shqyrtime profesionale për LPP-në në nivel të të gjitha rajonet e apelit, ndërsa KP i është dorëzuar Sekretariatit për Çështje Evropiane, i cili duhet t’ia përcjellë Komisionit Evropian për mendim.