Lloga prezenton strategjinë për reforma në gjyqësor, parashihen ndryshime të mëdha
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga prezenton strategjinë për reforma në gjyqësor, parashihen ndryshime të mëdha pas mbledhjes së djeshme të këshillit për zbatimin e Strategjisë së Reformës në Sektorin e Gjyqësorit, e cila për herë të parë u mbajt me prezencë fizike, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, anëtarëve të Këshillit u tha se është e nevojshme që disa aktivitete të përcaktuara të jenë pjesë e strategjisë së re zhvillimore, shkruan Top24
Në seancën e djeshme të Këshillit për vëzhgimin e zbatimit të Strategjisë së Reformës në Sektorin e Gjyqësorit, e cila për herë të parë u mbajt me prezencë fizike, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, anëtarëve të Këshillit u tha se është e nevojshme që disa aktivitete të përcaktuara të jenë pjesë e strategjisë së re zhvillimore:
✅E drejta për lëshimin e licencave për ekspertët duhet të transferohet nga Ministria e Drejtësisë tek dhomat kompetente.
✅Provimi i jurisprudencës, si dhe provimet për noterët dhe përmbaruesit, duhet të jepen në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë në vend se në Ministrinë e Drejtësisë.
✅Ministri i Drejtësisë, Lloga, me iniciativën e tij, kërkoi heqjen e të drejtës diskrecionale të ministrit për përzgjedhjen e noterëve dhe përmbaruesve. Kjo me qëllim për të garantuar transparencë në procedurat e emërimit të tyre.
✅Të parashikohet përgjegjësia penale e gjyqtarëve të jurisë, të dorëzojnë fletë anketimi për gjendjen e pasurisë së tyre.
✅Prani publike në të gjitha proceset para Gjykatave të Apelit dhe Gjykatës së Lartë.
✅Një pjesë e propozimeve që do të duhet të diskutohen në periudhën në vijim janë edhe heqja e Gjykatës së Lartë Administrative, e cila do të kërkojë një reformë të plotë të së drejtës administrative, si dhe ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, në mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të këshillit.
✅Në seancë u hap një diskutim publik për të gjitha vërejtjet, komentet dhe propozimet nga të gjithë anëtarët e Këshillit lidhur me aktivitetet e Planit të Veprimit.
▪️VMRO-DPMNE, përkundër faktit se ishin ftuar të marrin pjesë në seancë, nuk erdhën në debatin publik. Atyre do t’u dorëzohet draft versioni i Strategjisë Zhvillimore, pas së cilës pritet të japin vërejtje dhe komente konkrete për çështje të caktuara.
✅Strategjia është e një rëndësie të jashtëzakonshme për sa i përket miratimit të Udhërrëfyesit për sundimin e ligjit dhe zbatimit të tij dhe pritet që kjo të rrisë besimin në gjyqësor.