Lloga premton rregullimin e çështjes së hoxhës Ahmed Kalaja- “Nëse hoxha paraqet rrezik, ne jemi akoma më të rrezikshëm”
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga konsideron se ndalesa për hyrje në maqedoni të hoxhës Ahmed Kalaja është absurd. Sipas tij, në institucionet e shtetit e sidomos ato të sigurisë ende ka të instaluara segmente albanofobe dhe islamofobe. Ai premtoi se do ta zgjdhin rastin e hoxhës dhe do ta largojnë nga lista e personave me rrezik, përcjell Klan Macedonia.
“Është absurde që një njeri që thirr në ditë me diell për paqe e mirësi edhe për dashuri të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë…Akoma edhe më keq si rrezik kombëtar. Nëse ai është rrezik për Maqedonië, atëhereë ne të dy jemi akoma edhe më shumë rrezik sepse edhe unë ashtu si edhe familja ime i dëgjojmë shpesh ligjëratat e hoxhës së nderuar Ahmed Kalaja, të Enis Ramës, Armend Sejdiut apo edhe Elvis Naçit, kështu që nëse ata janë të rrezikshëm atëherë ne jemi edhe më të rrezikshëm”, tha mes tjerash Lloga në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia
Lloga: Do të insistoj për heqjen e 20 përqindëshit
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha në Klan Debat se në vend ka konsensus për heqjen e 20 përqindëshit dhe se ai do të insistojë që kjo çështje të rregullohet në grupin aktual punues për ndryshimet kushtetuese.
“Kam insistuar që jo vetëm 20 përqindëshi, por edhe tre problematika tjera që Kushtetuta i ka shfaqur si defekte të zgjidhen me këtë grup pune. Njëra ësht 20 përqindëshi sepse ne duhet të futemi në logjikën e numrave e kjo logjikë është ofenduese për shqiptarët. Derisa tjerët në vend kërkojnë që gjuha e tyre të njihet krahas gjuhëve tjera në BE, si gjuhë maqedonase, kërkush nuk mund të na marrë të drejtën neve që gjuhës sonë t’i themi gjuhë shqipe”, deklaroi mes tjerash Lloga./KlanMacedonia