Maqedoni

Lloga, Mexhiti dhe Aliu prezent në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 8

Në ceremoninë zyrtare të vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8 ishin prezent edhe ministrat e ASH-së, Krenar Lloga, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.

“Ndërtimi i një autostrade moderne, bashkëkohore Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafathanë, është një synim konkret, real dhe i arritshëm i cili është në interes të qytetarëve për një jetë më të mirë dhe me prosperitet të komunitetit të bizneseve.

Korridori 8 nënkupton lidhjen e shtetit me vendet e tjera evropiane, investime të huaja, zhvillim ekonomik të vendit, lëvizje më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, turizëm të zhvilluar dhe mbi të gjitha rrugë të sigurta për qytetarët.

Me pozicionin gjeostrategjik dhe Korridorin 8, ne bëhemi një rrugë e pashmangshme transporti si në rajon ashtu edhe më gjerë”, ka shkruar me këtë rast ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

“Me kënaqësinë më të madhe, sot mora pjesë në vënien e gurthemelit të Korridorit 8 – ndërtimi i autostradës moderne, bashkëkohore Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë tashmë është një qëllim konkret, real dhe i arritshëm e gjitha në interes të qytetarëve, për një jetë më të mirë për ta dhe prosperitet të komunitetit të biznesit. Me pozicionin gjeostrategjik dhe Korridorin 8, ne bëhemi një rrugë e pashmangshme transporti si në rajon ashtu edhe më gjerë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

“Rrugët janë urat që i lidhin dhe i bashkojnë vendet.

Ndërtimi i autostradës me gjashtë korsi të Korridorit 8-të, e cila do t’i lidhë qytetet nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve”, shkroi ministri për Shoqëri informatike, Azir Aliu.