Maqedoni

Lloga: Këshilli Gjyqësor është gjenerator i krizës në sistemin gjyqësor

Ministri i Drejtësisë në Klan Debat mohon pretendimet e Këshillit Gjyqësor republikan se ministri po ndërhyn në punën e tyre. Sipas Krenar Llogës, ai po bën detyrln që ia mundëson ligji, sipas të cilit ai është pjesë e KGJR-së, por pa të drejtë vote. Lloga akuzoi Këshillin Gjyqësor si krijues i krizës në gjithë sistemin gjyqësor në vend.

“Gjeneratori i krizës në sistemin gjyqësor në Maqedoni është Këshilli Gjyqësor e jo Ministria e Drejtësisë… Nuk ekziston ajo e vërtetë sepse Ministri i Drejtësisë në bazë të funksionit apo detyrës zyrtare është anëtar pa të drejtë vote i Këshillit Gjyqësor dhe në kët rast, ashtu siç i marrin ato materialet për seanca në KGJ, i merr edhe ministri i Drejtësisë”, tha mes tjerash Lloga./KlanMacedonia