Maqedoni

Lloga i përgjigjet Mickovskit: Je mbështetur për muri dhe po flet fjalë boshe!

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga i është përgjigjur akuzave të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

“E pavërteta nuk e nderon z.Mickoski, mungesa e argumentimit politik, mospasja e vizionit të duhur për një lider politik e shtyn atë të flas kuturu. Që me ardhjen time si Ministër i Drejtësisë dyert për bashkëpunim kanë qenë të hapura për VMRO dhe Hristijan Mickoski. Kjo dëshmohet me fakte, me atë që Vmro kishte dhe ka draft-versionet e të gjitha ligjeve. Ky fakt e mbështet per muri dhe duket keq para publikut, sepse është në mat pozicionin gjatë gjithë kohës, si për Ligjin për amnisti, ashtu edhe për ligjet tjera. Lider që bllokon perspektivën e popullit dhe vendit të tij, lider pa shpresë politike, pa miq ndërkombëtarë, lider që nuk është distancuar nga trashëgimia politike e Gruevskit nuk është alternativë për të ardhmen e Maqedonisë evropiane”, thuhet në përgjigjen e ministrit Lloga në rrjetet sociale.