September 28, 2024
Maqedoni

Lloga falenderon mediat për bashkëpunimin, kërkojmë falje nëse me apo pa dashje kemi gabur diçka

Minstri i drejtësisë Krenar Lloga sot në brifing me gazetarë ka falenderuar mediat për bashkëpunim në mandatin e tij si ministër i drejtësisë duke vlerësuar kështu lartë rolin e mediave dhe njëherit Lloga kërkoi falje nëse në ndonjë situatë kanë gabua me apo pa dashje në raport me mediat, shkruan Top24

Ishte nder dhe kënaqësi t’i shërbejmë shtetit dhe qytetarëve. Falenderojmë gazetarët për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë mandatit tonë dhe kërkojmë falje nëse me apo pa dashje kemi gabur diçka.
Gjatë kësaj periudhe u përpoqëm të jemi të hapur dhe transparent në mënyrë që opinioni të informohet në kohë për të gjitha aktivitetet tona.
Roli i medias në mbrojtjen dhe promovimin e interesit publik është vendimtar për zhvillimin e demokracisë. Kritikat dhe bashkëpunimi i tyre ishin korrektues i punës sonë dhe nxitje për të gjitha arritjet.
Mirupafshim në angazhimet e radhës!
Me respekt, Krenari