Maqedoni

Lloga do të kërkojë shpjegim në seancën qeveritare të martën për ligjin për amnisti

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga sonte deklaroi se ka qenë i befasuar nga vendimi i deputetëve të LSDM-së që të votojnë kundër Ligjit për amnisti dhe se nuk ka qenë i informuar pse nuk kanë votuar që ai të hyjë në procedurë kuvendore me procedurë të shkurtuar. Këtë, siç tha, si temë do ta ngrejë në seancën e rregullt të qeverisë të martën.

“Dilema nëse na duhet apo jo ky ligj, është konsideruar në komisionet vendase kur do të diskutohej nëse do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme apo nëse rrezikohet diçka tjetër”, tha Lloga.

Ai sqaron se paraprakisht ka marrë informacione nga gazetarët të cilët janë informuar nga selia e LSDM-së se nuk do ta përkrahin ligjin.