Maqedoni

Lloga: Besoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, për rastin “Alfa” jam interesuar edhe para emërimit si ministër

Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga në emisionin “Click plus” në TV21, u shpreh se ai është interesuar mbi detajet e rastit gjyqësor “Alfa” para se të emërohet në krye të ministrisë.

“Nga njeriu që është marrë me detajet e këtij rasti gjyqësor, mu konfirumua se rasti ka hyrë në procedurë gjyqësore, por aty ka filluar një ping pong institucional, ku topi shkon deri te Byroja për Ekspertizë Gjyqësore, që është nën kupolën e Ministrisë së Ddrejtësisë, gjë për të cilën në ditët në vazhdim do të “, u shpreh ministri Lloga.

Ai shtoi se procedura është rënduar sepse është kryer ekstradimi i personit tjetër i cili ka qenë i dënuar për këtë vepër penale dhe se pritet që kur të kryhet kjo procedurë në shkallën e dytë, atëherë rasti të riniset sërish nga shkalla e parë.

Në pyetjen nëse beson se ka njerëz të pafajshëm në burgjet, ai u shpreh se personalisht beson se ka njerëz të pafajshëm nëpër burgjet e Maqedonisë dhe se për këtë ka ngritur zërin edhe ai.

“Unë personalisht mendoj se ka njerëz të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë”, u shpreh ministri Lloga.