June 26, 2024
Maqedoni

Lloga: 2/3 për Programin e VMRO-s, por jo për ndryshimet kushtetuese

Dhënia e përkrahjes së vLENI-it për qëllimet programore të VMRO-DPMNE-s (Programi 1198) duke ndryshuar ligje sistemore me 2/3 duke krijuar ministri/resorë për t’i zhveshur shqiptarët nga pushteti, tregon vasalitetin e tyre shembullor, ka shkruar ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

“❌Krijimi i Ministrisë për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale e bën Ministrin e Ekonomisë një dekor të pavlefshëm apo, pak a shumë, si Ministër pa portofol.

❌Njëjtë pritet të bëhet edhe me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale duke ia marrë kompetencat mbi arsimin parashkollor, gjegjësisht çerdhet, dhe duke i çuar ato kompetenca në Ministrinë e Arsimit, e bën edhe një ministri që do ta drejtojnë shqiptarët të pavlerë.

*Ska lidhje be shoç, shëndetësinë nuk na e prekin, kam fol me Mickon”, ka shtuar Lloga.