Lirohet Sali Berisha nga arresti shtëpiak
Lirohet lideri i opozitës, bie masa e arrestit shtëpiak për Sali Berishën!
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për heqjen e masës për Berishën.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Fjorela Davidhi.
Me vendimin e sotëm, kryetari i PD nuk ka asnjë masë sigurie.
Burime bëjnë me dije se SPAK kishte kërkuar vazhdimin e masës së sigurisë, ndërsa gjyqtarja ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën e “arrestit në shtëpi”.