Maqedoni

Lindi në ora 00:01, komuna e Çairit ka ndarë 30.000 denarë për beben Aya

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar se komuna ka ndarë 30.000 denarë për foshnjën e parë që ka lindur në Gjinekologjinë e Çairit, përcjell TV21. Foshnja është vajzë dhe quhet Aya, ndërsa në jetë e solli zonja Imran Ismail Etem.

Në lidhje me: Izairi: Foshnja e parë për vitin 2025 në Gjinekologjinë e Çairit është vajzë me gjatësi 50 cm dhe peshë mbi 3kg! Ganiu: Kemi ndarë vauçerin tradicional

“Foshnja e parë për vitin 2025 është një vajzë e bukur, e quajtur AYA, e cila ka ardhur në jetë në orën 00:01 në spitalin gjinekologjik “Nënë Tereza”, duke u bërë simbol i fillimit të mbarë për vitin e ri. AYA është dhurata më e bukur për nënën e saj, zonjën Imran Ismail Etem, e cila gëzon shëndet të mirë pas një lindjeje cezariane të suksesshme. Sot, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Taravari, zv/ministrin e Shëndetësisë dhe Politikës Sociale, pata kënaqësinë të vizitoj këtë familje dhe të ndaj emocionet e këtij momenti të veçantë. Ishim të mirëpritur ngrohtësisht nga drejtoresha e spitalit, znj. Pranvera Izairi, dhe stafi i përkushtuar i spitalit, të cilët kanë treguar një nivel të lartë profesionalizmi. Për të shënuar këtë moment të veçantë, Komuna e Çairit i ka dhuruar një vauçer prej 30.000 denarësh familjes, si një shenjë simbolike për mirëqenien e foshnjës dhe një fillim të mbarë për jetën”, ka shkruar Ganiu.