Likova, me vite të tëra nën ujë e pa ujë
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
ME VITET TË TËRA NËN UJË E PA PI UJË
Më vitin 1958 kur në shtratin e lumit të Likovës u ndërtua akumulacioni i pendës së Likovës që i beri të mundur disa fshatra dhe banorëve të fshatrave përreth që tokat e tyre të jenë nën sistemin e ujitjes me gypa. Më vonë, gjegjësisht më vitin 1970 do të ndërtohet edhe penda e Gllazhnjës, që edhe më tepër ujë do të ketë për ujitje.Penda e Likovës, e ndërtuar gjatë vitit 1958.Etapa e parë për ndërtimin e sistemit të ujit në pendën e Likovës filloi gjatë fundit të vitit 1955 që të lëshohet në përdorim në qershor të vitit 1958. Në këtë etapë të përdorimit të sistemit për ujitje nga penda e Likovës përdoret në disa fshatra, por jo edhe në të gjitha fshatrat e komunës së Likovës. Uji i këtyre pendave përdoretet në qytetin e Kumanovës për pije , ndërsa edhe në didsa fshatra përdoret për ujitje. Lind pyetja se që nga10 qershori i vitit 1858 lëshohet uji i pendës së lartpërmendur. Më vitin 1970 do të ndërtohet penda e Gllazhnjës që tani do të kishte më tepër ujë për ujitje. Lind pyetja që nga këto vite të largta 1958 dhe 1970 pse nuk u futën në sistemin të ujitjes edhe shumë ara të disa fshatrave që nga ajo kohe e deri më sot. Ajo që është edhe me dhimbshme se që nga ndërtimi i pandës së Liokovës do të ketë ujë për pije dhe për Kumanovën , lagje e nënn lagje dhe disa fshatra, ndësa që nga ajo kohë e deri më ditët e sotme vet banorët e Likovës që gjenden pranë ujit akoma nuk kanë ujë për pije. Sa e sa vite flitete se ujësjellsi për ujë pije do të sillet nga këto dy penda për të gjithë banorët e fshatrave të Likovës, por ja që deri më ditët sotme nuk është realizuar asgjë dhe fshtrat e komunës së Likovës me vite të tëra nuk kanë ujë për pije. Ky është një absurd mbi absurdet dhe nuk mund të arsyetohet nga një udhëheqës politikë që nga kryetarët e komunave dhe ata që kanë qenë në poste më të larta i lanë pa ujë pija banorët e tyre të fshatrave të Likovës e sidomos banorëve të fshatit Likovë që gjendet buzë Pendës së Likovës.
Penda e Likovëd, e ndërtuar në vitin 1958
Penda e Gllashnjës e ndërtuar në viti 1970.