Maqedoni

Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, lirim i plotë për dënimet me burg deri në 6 muaj, nuk ka amnisti për veprat e rënda penale

Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, lirim i plotë për dënimet me burg deri në 6 muaj, nuk ka amnisti për veprat e rënda penale.

Teksti i ligjit, i cili u miratua në seancën e kaluar qeveritare, është harmonizuar dhe është dhënë për mendim, me çka Qeveria dha dritë jeshile dhe do të dorëzohet në Kuvend.

Me këtë ligj rregullohet lirimi nga dënimi me burg i personave të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në dënim me burg për vepra penale të parashikuara me Kodin Penal ose me ligje të tjera, të cilat në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar ose nuk kanë filluar me vuajtjen e dënimit në INK në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe personat e dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në dënim me burg për vepra penale të parashikuara me kode penale të një shteti të huaj, përderisa kryerësi është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dënimin e vuan në RMV mbi bazë të ekzekutimit të aktgjykimit penal të gjykatës së huaj ose ndërkombëtare, dhe i njëjti është i njohur me aktgjykim të gjykatës kompetente në RMV, në përputhje me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi është që të mundësohet risocializimi i kryerësve të veprave penale dhe lehtësimi i institucioneve ndëshkuese korrektuese, duke pasur parasysh faktin se situata atje gjatë periudhës së kaluar është alarmante, e kjo ishte potencuar në raportet e shumta ndërkombëtare, si dhe nga Komiteti kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës.

Me ligjin propozohet, personat të cilët janë dënuar me dënim burg deri në gjashtë muaj, tërësisht të lirohen nga vuajtra e dënimit. Të dënuarit, të cilët janë dënuar me dënim burg mbi gjashtë muaj, lirohen nga vuajtja e 30% të dënimit total të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.

Amnistimi nuk vlen për personat të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm, për vepër penale vrasje, për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, për vepra penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve” nga neni 353, “Punë të papërgjegjshme në shërbim” nga neni 353-c, të gjithë nga Kodi Penal, për krime kundër rendit publik nga nenet 394 deri në 394-d të Kodit Penal, si dhe për krimet e kryera gjatë ushtrimit të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Amnistia nuk ka të bëjë me veprat penale “Grabitja” nga neni 237 paragrafi 5 dhe “Vjedhja grabitqare” nga neni 238 paragrafi 5 i Kodit Penal, për veprat penale “Mashtrim në dëm të fondeve të Bashkimit Evropian” nga neni 249-a”, “Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale” nga neni 273, “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353, “Të punuarit e pandërgjegjshëm në shërbim” nga neni 353-v, “Marrja e ryshfetit” nga neni 357, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 358, “Dhënia e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” nga neni 358-a dhe për “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” nga neni 359, të gjitha nga Kodi Penal.

Amnistia nuk vlen për personat që i kanë kryer veprat që i nënshtrohen amnistisë pas datës 1 shtator 2023.

Amnistia nuk vlen për personat e dënuar ligjërisht për të cilët, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është lëshuar urdhërarrest për shkak se janë të pakapshëm për organet e ndjekjes penale.

Presim mbështetje nga të gjithë deputetët