Lidhuni në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike pa vizituar zyrat e pritjes
Nga sot, Elektrodistribuimi bën digjitalizimin e plotë të procesit të lidhjes në rrjetin distributiv të energjisë elektrike. Të gjithë konsumatorët që kanë nevojë për një lidhje të re ose të rikonstruktuar nuk do të kenë më nevojë të vizitojnë zyrat e pritjes dhe procesi i lidhjes do të zhvillohet plotësisht online në E-platformën e Elektrodistribuimit.
Futja e digjitalizimit në aspektet kyçe të punës do t’u sigurojë konsumatorëve shërbime më cilësore dhe të besueshme. Dizajni i platformës është intuitiv dhe responziv në mënyrë që të jetë i qasshëm për të gjithë konsumatorët, pavarësisht njohurive të tyre teknike ose se çfarë pajisje posedojnë.
Para së gjithash, e-platforma u kursen konsumatorëve kohë dhe harxhime lidhur me vizitat në zyrat e pritjes. Gjithashtu, gjatë procedurës, ata kanë pasqyrim të plotë dhe transparent në procedurën e lidhjes në rrjet. Në çdo moment ata mund të shikojnë statusin aktual të zbatimit të kërkesës dhe miratimi i dokumentacionit është elektronik – i shpejtë dhe i thjeshtë. Konsumatorët kanë qasje në të gjitha dokumentet që lidhen me kërkesën dhe do të pranojnë njoftime në kohë për ndryshimet në statusin e kërkesës me e-mail dhe brenda profilit të përdoruesit në e-platformë.
Parashtrimi i kërkesës për lidhje të re është i lehtë dhe i thjeshtë. Para së gjithash, përdoruesi që ka nevojë të lidhet në rrjet duhet të krijojë një profil me email dhe fjalëkalim të vlefshëm për këtë qëllim. Profili duhet të aktivizohet në linkun që do të mbërrijë në e-mail. Hapi tjetër është kyçja me anë të shënimit të emailit si dhe emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi. Për të nisur procesin, duhet të zgjidhet opcioni – “Parashtro kërkesë” dhe vijojnë hapat e mëtejshëm.
Elektrodistribuimi vazhdon me modernizimin e shërbimeve dhe digjitalizimin e proceseve. Në këtë e-platformë, në të ardhmen do të ketë përmirësime dhe shtesa të gamës së shërbimeve për konsumatorët.