Maqedoni

“Lidershipi i ri i ka të gjitha kapacitetet”, Meta: Shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja, duke folur për aktualiteti politik në Maqedoninë e Veriut, tha se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike Maqedonisë së Veriut që tashmë është anëtare e NATO-s.

“Nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Jam i bindur në çdo rast se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë që tashmë është anëtare e NATO-s dhe besoj shumë se lidershipi i ri ka të gjitha kapacitetet për ta përshpejtuar rrugën evropiane”, deklaroi Meta.