Maqedoni

Lëvizjes Demokratike i bashkangjitet edhe një eksperte në fushën e ekonomisë

Lëvizjes Demokratike i bashkangjitet edhe një eksperte në fushën e ekonomisë.

Gylxhane Mehmeti është magjistër e ekonomisë në drejtimin e menaxhmentit, me përvojë shumëvjeçare në profesionin e saj, poashtu e gatshme të jetë pjesë e ndryshimit të madh që po vjen në vendin tonë!

Lëvizja Demokratike është gjithmonë e hapur për të gjitha kuadrot cilësore dhe profesionale.

“Vazhdojmë fuqishëm!”, ka thënë me këtë rast kryetari i LD, Izet Mexhiti.