September 28, 2024
Maqedoni

Lëvizja Besa: Shembulli i heqjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut

Nga Lëvizja Besa sot përmes një komunikate kanë përshëndetur vendimin e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e kufirit ndërmjet dy vendeve. Nga kjo parti kërkojnë që shembulli i tillë të ndiqet edhe nga Maqedonia e Veriut.

“Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Lëvizja BESA konsideron se një marrëveshje e këtillë në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje do të kontribuojë në mirëqenien ekonomike dhe do të ketë impakt pozitv drejt intergimit të vendit në BE”, thuhet mes tjerash në komunikatë.