Lëvizja Besa një këmbë në pushtet, drejtorët e tyre ende në funksione
Edhe pse deklaruan se nuk janë pjesë e Qeverisë, kuadro të Lëvizjes Besa ende vazhdojnë të mbajnë funksione në pushtetin ekzekutiv. Disa nga drejtorët e emërtuar nga kjo parti kur ishte në koalicion me LSDM dhe BDI, vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat poste.
Sani Saidi kuadër i kësaj partie vazhdon të qëndrojë drejtor i “Vardar Film” në Shkup, ndërsa Ferat Memeti vazhdon të mburret me aktivitetet në cilësinë e drejtorit të muzeut natyror shkencor, edhe pse Lëvizja Besa deklarohet si parti në opozitë.
Jozyrzarisht mësohet se edhe funksionarë të tjerë të kësaj partie kanë ruajtur pozicionet dhe nuk preken nga LSDM dhe BDI.