Maqedoni

Levica interpelancë kundër Ilire Dautit për shkak bllokimit të ligjit për “branitellat”

Grupi parlamentar i partisë “Levica” ka dorëzuar sot interpelancë kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, për shkak të bllokimit të ligjit për “branitellat”.
Deputeti Sashko Jançev në një konferencë për media në Kuvend tha se pasi u votua nevoja për miratimin e këtij ligji, Dauti nuk e futi pikën në rendin e ditës të Komisionit brenda 24 orëve dhe këtë nuk e ka bërë edhe pasi janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve për ta bërë këtë dhe se në çdo seancë të Komisionit refuzon ta vendosë në rend dite ligjin për branitellat.
“Me veprime të tilla, Dauti, bazuar në bazën e saj personale për ligjin, vazhdon të veprojë në mënyrë antikushtetuese”, tha Jançev.