BallinaMaqedoni

Letër urimi nga Mickoski për Kurtin në 17-vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski.

Duke i dëshiruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet, kryeministri Mickoski është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.