Maqedoni

LEN: Për 4 vite, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Lidhja evropiane për ndryshim akuzon BDI-në se po investon në kazino. Në konferencë për mediat nga opozita shqiptare thonë se derisa varfëria po rritet e arsimi po rrënohet, kazinotë po shtohen. Fatmir Sabriu, nga LEN thotë se pushteti ka parashikuar që këtë muaj të furnizojë edhe 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe shpenzim të parave për reklama për kazinotë.

“Tani, BDI nuk vepron vetëm nga një institucion siç është LLOTARIA SHTETËRORE, por me dy institucione, siç është edhe NOVO VLT (Nova Drzavna Lotarija ) ku udhëheqës janë Omer Bunjaku, Përparim Bajrami, Artin Spahiu, të tre kurbanët e Artan Grubit. Nga keto 2 institucione ata po bëjnë kërdinë me korupsione, skandale dhe shkatërrimin e shqiptarëve. Paramendoni, në 4 vite qeverisje, Artan Grubi ka harxhuar 25 milionë euro për aparate të kazinove, ndërsa në vendbanimet shqiptare, nuk po hapen çerdhe e shkolla, nuk po promovohen libra, nuk flitet për teatër dhe kulturë, por po shtohen lotot, kazinotë dhe kumari. Kjo është BDI e Ali Ahmetit, i cili derisa flet për vepra kombëtare, bashkë me Artanin por shkatërrojnë shoqërinë shqiptare!”, tha Fatmir Sabriu./KlanMacedonia