LD themelon Komisionin për strukturimin e degëve dhe forumeve partiake
Në mbledhjen e fundit të Këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike, në mënyrë unanime u vendos për themelimin e Komisionit për organizimin dhe strukturimin e degëve dhe forumeve partiake në nivel Republikan, njoftoi kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.
“Paralelisht me këtë vendosëm që të japim dritë jeshile themelimit të Qendrës Kërkimore analitike partiake të LD-së, gjegjësisht “Insistutit demokratik” me të cilin pritet të udhëheq Azizi Maksuti.
Temë diskutimi e Këshillit ishte edhe situata aktuale politike në vend, me ç’rast vlerësuam progresin e punëve gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, ku u theksuan disa nga arritjet dhe sfidat kryesore”, njoftoi Mexhiti.