Latifi: MEPSO kishte rezultat negativ minus 2 milionë euro, e tejkaluam dhe tani jemi plus 3 milionë
Shkruan: Burim Latifi, Drejtor Gjeneral i SHA MEPSO
Të nderuar,
ShA. MEPSO ka tejkaluar rezultatin e trashëguar negativ prej -2 milionë euro në tremujorin e dytë, dhe tremujorin e tretë e ka mbyllur me rezultat pozitiv prej 3 milionë euro.
Suksesi buron nga:
• të ardhurat e rritura si rezultat i rritjes së transmetimit të energjisë elektrike dhe rritjes së të ardhurave nga kapacitetet ndërkufitare
• Anulimi i prokurimeve joproduktive dhe zvogëlimi i kostove operative (karburant, udhëtime zyrtare, mirëmbajtje të automjeteve).
Prioriteti ynë kryesor është zhvillimi i rrjetit të transmetimit duke investuar në përmirësimin e rrjetit, duke u fokusuar në shpenzimet produktive. Për këtë qëllim, mjetet nga prokurimet joproduktive i orientuam në modernizimin e ndërtesave komanduese dhe të stacioneve të transformatorëve (Shkup 1/5 – Butel, Shkup 4 – Pintijë dhe Dubrovë), të cilat përveç rritjes së efiçencës energjetike, do të ofrojnë kushte të mira për të punësuarit.
Në pjesën e projekteve afatshkurtra, dëshirojmë t’i paralajmërojmë projektet e mëposhtme që pritet të fillojnë në periudhën e ardhshme:
• Rikonstruimi i linjave të largpërçuesit Manastir 1 – Prilep 1 – Q1 2025
• Rikonstruimi i largpërçuesit 110 kV TC Veles – TC Petrovec – TC Shkup 4, Q1 2025
• Përforcimi i korridorit 110 kV Gostivar – Oslomej – Kërçovë – Sopotnicë – Manastir, Q3 2025
• Ndërtimi i stacionit të transformatorit 400/110 kV në Ohër, Q3 2025
• Në vitin 2025, planifikojmë të fillojmë aktivitetet e projektit në lidhje me realizimin e rikonfigurimit të rrjetit në rajonin e Pollogut.
• Si pjesë e linjës së kredisë me BERZH duke filluar nga Q3 2025, planifikojmë ta fillojmë realizimin e qendrës së re të dispeçimit dhe instalimin e sistemit të ri SCADA.
• Si pjesë e të njëjtës marrëveshje kredie, gjithashtu planifikojmë të fillojmë në Q3 2025 një sërë investimesh në lidhje me forcimin e sigurisë kibernetike të mbështetur nga BERZH dhe USAID
• Gjatë vitit 2025 pritet të fillojnë procedurat për fuqizimin e rrjetit në Maqedoninë Juglindore (TC i ri 400/110 kV në Miletkovë, rikonstruim i korridorit 110 kV Vallandovë – Strumicë)
Në periudhën afatmesme planifikojmë të fillojmë rehabilitimin dhe përmirësimin e rrjetit të transmisionit në Maqedoninë Perëndimore, konkretisht në korridorin 110 kV nga Struga deri në Vrutok.
Lidhur me projektin kyç për interkoneksionin 400 kV Manastir-Elbasan, ShA. MEPSO e ka ndërprerë kontratën me kontraktorin për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e tyre. Duke marrë parasysh situatën, zvarritjen e punimeve si dhe braktisjen e plotë të njëanshme të punimeve nga kontraktori, vlerësojmë se ndërprerja e kësaj kontrate përfaqëson në fakt fillimin e përfundimit të këtij projekti, i cili është prioritet kryesor për ShA. MEPSO dhe Qeverinë e RMV-së.
Në plan afatgjatë, iniciativat tona janë në harmonizim të ngushtë me sigurinë energjetike të BE-së dhe synimet e tranzicionit të gjelbër. Përveç kësaj, përmes Western Balkan infrastructure facilities planifikojmë të përmirësojmë interkoneksionin 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, veçanërisht linjën e transmetimit Manastir – Lerin, për të forcuar kapacitetet tona ndërkufitare. Gjithashtu, planifikojmë ta prezantojmë teknologjinë (Dynamic Line Rating) në korridoret kritike për të maksimizuar efikasitetin dhe për të rritur kapacitetin e transmetimit. Një nga qëllimet kryesore në planin afatgjatë është fillimi i procesit të digjitalizimit të stacioneve tona të transformatorëve, duke përfshirë kalimin në sisteme pa SF6.
Një fushë tjetër prioritare është progresi në integrimin e tregut të energjisë elektrike përmes lidhjes së tregut me Greqinë, Shqipërinë dhe Kosovën, i cili pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2027, duke krijuar treg të unifikuar rajonal që do të rriste kompetentshmërinë e sistemit elektroenergjetik të RMV, e në këtë mënyrë edhe mundësinë e integrimit shtesë të burimeve të rinovueshme të energjisë.
ShA. MEPSO gëzon mbështetjen e Qeverisë së RMV-së, ministrive përkatëse, USAID-it dhe BERZH-it, me qëllim të përbashkët – furnizim të besueshëm dhe të sigurt me energji elektrike dhe tranzicion të suksesshëm të energjisë drejt një të ardhmeje të gjelbër.
——————————————-