Maqedoni

Lajmërohet sërish Kastriot Rexhepi

Është lajmëruar sërish përmes një shkrimi në Facebook, deputeti Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, i cili dje pamundësoi nga mosprezenca e tij rrëzimin e Qeverisë, shkruan Alsat.

Ai në këtë shkrim ka thënë se në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithëçka.

Rexhepi po ashtu bënë thirrje te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që sipas tij do të sjellin dëm në strukturat dhe aktivistët e tyre.

“Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike, Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni. Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës. Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi”, ka shkruar ai./ Alsat.mk