September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Lajm j mirë: Përveç Wizz Air-it edhe kompani tjera të lira do të fluturojnë nga Shkupi

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, paralajmëron linja të reja ajrore me kosto të ulët nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Në një video-fjalim Nikoloski informon se është formuar grupi punues i cili do të shqyrtojë mundësitë e rritjes së numrit të fluturimeve nga dy aeroportet.

Sipas Nikollovskit, fluturimet e reja do të rrisin numrin e turistëve dhe do t’u mundësojnë qytetarëve të Maqedonisë të udhëtojnë më lirë. Negociatat, siç transmeton portali lideri.mk po zhvillohen me kompani të ndryshme botërore që ofrojnë fluturime të lira.

-Kemi formuar një grup pune që do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për rritjen e numrit të fluturimeve nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Synimi ynë është që nga viti i ardhshëm të kemi destinacione të reja, në mënyrë që të kemi më shumë turistë dhe qytetarët e Maqedonisë të mund të udhëtojnë jashtë vendit më lehtë dhe më lirë. Do të bisedojmë me disa kompani globale që ofrojnë fluturime të shpejta dhe të lira dhe jam i bindur se vitin e ardhshëm do të kemi shumë më shumë fluturime, pasagjerë më të kënaqur, më shumë turistë dhe natyrisht qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë më lirë, thotë Nikolloski..