June 26, 2024
Maqedoni

Lajm i mirë: Në Gjermani e Zvicër mund të udhëtohet edhe me psaportën e vjetër

Shumë vende evropiane, disa prej tyre edhe anëtare të zonës Shengen, lejojnë hyrjen dhe daljen në pikat e tyre kufitare me pasaportë me emrin e vjetër kushtetues – Republika e Maqedonisë, tregon praktika e ditëve të fundit, ka thënë një burim i mirëinformuar diplomatik. raporton “360 gradë”.

Siç transmeton portali Lideri.mk, Bëhet fjalë për Gjermaninë, Zvicrën dhe Bullgarinë dhe nuk përjashtohet që shembullin e tyre ta ndjekin edhe vende të tjera të Europës. Në këto vende ka një diasporë të madhe nga Maqedonia, e cila është e angazhuar vazhdimisht në punë, kështu që vendet nuk duan të rrezikojnë ekonominë vendase, duke pasur parasysh problemet me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Maqedonisë sipas afateve kohore në Marrëveshja e Prespës./Lideri