Lajm i mirë: Inspektorati mbylli dy markete, i rritën çmimet
Inspektorati i Tregut ka sjellë dy vendime për mbylljen e marketeve, njofton drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në profilin e tij në Facebook, transmeton portali lideri.mk, dhe njofton se do të ketë kontrolle të shtuara te shitësit me pakicë dhe shumicë.
“Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski.
Në njoftimin e tij, drejtori i IPD-së thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët./Lideri