October 1, 2024
Rajon - Botë

Lajm i fundit: Irani sulmon Izraelin, qindra raketa lëshohen drejt Tel Avivit

Irani ka nisur hakmarrjen duke lëshuar qindra raketa në territorin izraelit, sipas Reuters!

Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Më herët u raportua se ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve.
Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael