Kyriakides: 34% e popullsisë së BE e vaksinuar me një dozë
Tashmë 34% e popullsisë së rritur në Europë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID-19, deklaroi sot eurokomisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, në fjalën e saj në Forumin Ekonomik Delphi.
“Politika e suksesshme e vaksinimit të BE-së do të vazhdojë, sepse me të vendet më të vogla kanë fituar qasje të barabartë në vaksinat”, tha Kyriakides.
“Është e nevojshme që ne ta vazhdojmë këtë politikë”, vazhdoi ajo, duke deklaruar se 16 miliardë doza vaksinash antiCOVID-19 janë dorëzuar tashmë në BE.
Duke vënë në dukje se pandemia përkeqësoi pabarazitë brenda BE-së dhe theksoi boshllëqet e sistemit, Kyriakides shtoi se një plan veprimi i mirëkoordinuar dhe vendimtar është i nevojshëm për të përmirësuar gatishmërinë e BE-së për kriza të tilla.