Maqedoni

Ky ishte Kryeministri i parë shqiptar që bëri shumë pak!

Ejup Berisha

Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI para më shumë se tre muajve doli me shumë mburrje dhe me entuziazëm të stërtepruar në opinion dhe e dha lajmin spektakolar se Qeveria e vendit në 100 ditët e ardhshme do të udhehiqet nga një kuadër shqiptar. Ky ishte Kryeministri i parë shqiptar. Kjo parti këtë ngjarje e quajti edhe tepër të veçante apo dhe historike. Vërtetë ishte kenaqesi ta dëgjosh lajmin se një shqiptar për herë të parë në historinë e vendit do të jetë i pari i Qeverisë së vendit, kjo për hirë të së vërtetës asnjëher në historinë e këtij shteti nuk ka qenë kështu. Por kjo kënaqësi dhe entuziazmi ishin shumë afatshkurtëra meqë shumë shpejtë u kuptua se Kryeministri i parë shqiptar do të jetë teknik me kompetenca dhe me mandat të cunguar e jo politik me mandat dhe me kompetenca plota. Tanimë në perfundim të mandatit të tij gëzimi dhe entuziazmi kanë rënë akoma edhe më tepër pasiqë u kuptua se Kryeministri i parë shqiptar spaska bërë asgjë të madhe dhe të rëndësishme gjatë periudhës tremujore sa është në këtë post shume të rëndësishëm dhe të lartë shtetror. Para ca vitesh opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kur donin të bënin shaka me kuadrot shqiptare të angazhuara nga BDI nëpër institucionet shteterore dhe publike për ta thoshin se janë të aftë vetëmse si blerës apo dhe bartës të bytekut por kjo nuk vlenë edhe për Kryeministrin e parë teknik shqiptar. Ky si duket si funkcionar shumë i lartë shtetëror nuk paska qenë i besueshëm as për qështjet e blerjes dhe të bartjes së byrekut. Kjo është një deshtim apo dhe një debakel i tij personal dhe i Partisë së tij që e ka emruar për këtë post. Fatkeqsisht ne edhe opinioni më i gjërë nuk kuptuam dhe nuk pamë se i njëjti a ka bërë ndonje punë të rëndësishme dhe te madhe që do të lente gjurmë të pashlyeshme gjatë kohë pas përfundimit të mandatit të tij. Prandaj lirisht mund të thuhet se projekti i BDI-së për Kryeministrin e parë shqiptar do të jetë projekt i kotë dhe më i dështuari i të gjitha koherave në mesin e shumë projekteve të tjera të deshtuara dhe të kota të Bashkimit Demokratik per Integrim gjate ketyre njëzet e dy viteve sa është aktiv në skenën qëndrore politike ky subjekt politik.