Ky është burri më seksi në botë për këtë vit, sipas People
Aktori, 52-vjeçar, i ka pranuar të gjitha komentet për veten – i sjellshëm, i dashur, punëtor. Por seksi?! Është pak jashtë natyrës së tij.
“Unë kam një vetëdije, që kur njerëzit të dëgjojnë se do të zgjidhesha për këtë, ata do të thoshin: “Çfarë?” “- tregon aktori për PEOPLE në kopertinën e kësaj jave. “Kjo nuk është një përulësi e rreme. Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë titull para meje.”
Një shmangie e tillë modeste – e shoqëruar me ata sy të mrekullueshëm të gjelbër dhe buzëqeshje të lehtë – është pikërisht arsyeja pse audienca ka rënë në dashuri me Rudd gjatë viteve.
Pavarësisht vlerës që ka ky titull, Rudd këmbëngul se është më i lumtur në shtëpi me gruan e tij prej 18 vitesh, Julie, 53, dhe fëmijët e tyre Jack, 17 dhe Darby, 12 vjeç.
“Kur mendoj për veten time, e mendoj si bashkëshort dhe baba, thotë ai. “Unë thjesht dua të rri me familjen time kur nuk jam duke punuar. Kjo është ajo që më pëlqen më shumë.”
Gruaja e aktorit ishte e vetmja që ai i tregoi para kohe për titullin e tij të ri.
“Ajo ishte e habitur,” thotë Rudd. “Por mund ta kuptoni se u gëzua shumë. Pas një qeshjeje dhe tronditjeje, ajo tha “Oh, ata e paskan kuptuar mirë se çfarë është ky titiull.” Ajo ndoshta nuk po thoshte të vërtetën..”
Tani që ai është zyrtarisht seksi, Rudd parashikon që jeta e tij do të ndryshojë “shumë”.