Ky është armatimi i cili sot u konfiskua në Veri të Kosovës (Foto)
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas aksionit të policisë në veri ku u konfiskua arsenal armësh, tha se po vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit.
Sveçla tha se armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalit e Zveçanit dhe Banjkës.
“Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”, tha Sveçla, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai shtoi se Kosova, pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojë në çrrënjosjen e terrorizmit.