Kuzeska: Politikat e “shportave” kanë rezultuar si një dështim i plotë
Standardi jetësor i qytetarëve po përkeqësohet dita-ditës si pasojë e politikave të gabuara ekonomike të qeverisë së udhëhequr nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE. Të ashtuquajturat “shporta” rezultuan një dështim i plotë. Në vend që t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve, ata shkaktuan kosto edhe më të madhe dhe ua ulën standardin e jetesës së qytetarëve, reagon LSDM.
Kjo parti shton se në vend që të ulen, çmimet e produkteve bazë janë rritur.
“Vaji, vezët, sheqeri, produktet e qumështit, bizelet, fasulet dhe thjerrëzat, gjithçka është bërë më e shtrenjtë. Qytetarët e shohin këtë realitet nëpër markete dhe dyqane dhe e përjetojnë çdo ditë, duke luftuar për të siguruar nevojat elementare për familjet e tyre.
Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se kostoja e jetesës në dhjetor 2024 është rritur me 4.4%, ndërsa çmimet e produkteve bazë janë rritur me 4.3%. Edhe inflacioni është rritur, në dhjetor 2024 është 4,4 për qind më i lartë”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska./Lideri.mk