Kosovë

“Kuvendi e miraton Rezolutën kundër mbajtjes së refrendumit të Serbisë në Kosovë”

“Kuvendi e ka miratuar rezolutën kundër mbajtjes së Referendumit të Serbisë në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Me 76 për, asnjë kundër dhe me një abstenim, Kuvendi e ka miratuar Rezolutën.
Kjo rezolutë i përmban 8 pika, të cilat synim kryesor e kanë mbrojtjen dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit”.

Ky është dokumenti i projekt-rezolutës

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me anë të një projekt-rezolute të propozuar nga ajo, ka kërkuar që referendumi i Serbisë të mos mbahet edhe në Kosovë.Në pikën një të kësaj projekt-rezolute thuhet se mbajtja e këtij referendumi në territorin e Kosovës përbën shkelje të sovranitetit të Kosovës si dhe është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.
Kurse, në pikën dy të rezolutës thuhet se Kuvendi i Kosovës i kërkon qeverisë dhe institucioneve gjegjëse që të marrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e rendit kushtetutës nga mbajtja e këtij referendumi.

Ndërsa, pika katër e kësaj projekt-rezolute thotë se Kuvendi i Kosovës vë në pah të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare.Më tej, pika gjashtë e projekt-rezolutës thotë se Kuvendi i Kosovës është kundër veprimeve të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serb, në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Kosovës.