Opinion

Kush humb dhe kush fiton nga rrëzimi i Bashar al-Assad?

Shkruan: Nefail Emini

Pranvera Arabe e cila filoi në vitin 2010 në Algjeri dhe për një kohë shumë të shkurtër u zgjarua në pjesën më të madhe të Afrikës veriore dhe Lindjes së Mesme, kishte si synim rrëzimin e diktatrurave dhe vendosjen e demokracive në këto vende. Shumë shpejt, këto synime u ndrydhën nga përplasjet e përgjakshme mes forcave qeveritare dhe protestuesve, e që në disa vende çoi edhe në luftë qytetare. Siria është një nga shtetet që u zhyt në një luftë të ashpër qytetare, e cila edhe pas më shumë se 13 viteve nga fillimi i demostratave, nuk po gjen qetësinë. Arsyeja se pse ky vend nuk po e gjen “Pranverën” lidhet edhe me gjeopolitikën e saj dhe interesat e fuqishme të shteteve rajonale dhe fuqive globale në këtë vend. Përplajsa e interesave të fuqive të mëdha është dëshmuar që nga fillsat e luftës qytetare në këtë vend, por edhe tani, ku një kryengritje e re ka shpërthyer e që kulmoi me rrëzimin e regjimit të partisë Baath pas më shumë se 61 viteve, dhe rrëzimin e sundimit të familjes Assad pas më shumë se 53 viteve. Kush janë humbësit dhe fituesit e rrëzimit të Bashar al-Assad?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Që nga fillesat e luftës qytetare në Siri, SHBA ka mbështetur grupet opozitare dhe Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët që kanë luftuar kundër Bashar al Assad, që tregon se Uashingtoni edhe publikisht ishte rreshtuar kundër regjimit të Damaskut. Konflikti mes SHBA-ve dhe Sirisë daton që nga koha e Luftës së Ftohtë, kur Damasku si aleat të saj kishte zgjedhur Bashkimin Sovietik, duke i dhënë kundërshtarit të saj ideologjik një bazë për të rritur ndikimin dhe influencën në tërë Lindjen e Mesme. Gjithashtu Damasku ishte shëndrruar në qendrën e nacionalizmit arab që kundërshtonte egzistencën e shtetit të Izraelit dhe prezencën amerikanë në rajon, qasje e cila i shkaktonte jo pak probleme SHBA-ve. Kryengritja e 2011 dhe kjo e tanishmja u pa si një mundësi për ta larguar Asadin nga pushteti dhe vendosjen e një qeverie e cila është më dashamirëse për interesat e SHBA-ve në vend dhe rajon. Në të njejtën kohë, me largimin e Asadit, amerikanët synojnë që të dobësohet edhe influenca dhe ndikimi i Iranit në Siri por edhe në të njejtën kohë ta ndërpres rrugën përmes së cilës Teherani ndihmon dhe furrnizon ushtrinë e saj proxy në Liban. Me rënien e Assad, Irani humb Sirinë kjo është një fitore e madhe për Uashingtonin, pasi në këtë mënyrë do të kufizohej edhe hapësira ndikuese e Teheranit në Lindjen e Mesme. Me largimin e Assad SHBA goditi edhe Rusinë, pasi Moska do ta humbiste edhe aleatin e vetëm që ka në Lindjen e Mesme.

Rusia

Lidhjet e Rusisë me Sirinë datojnë që në luftën e ftohtë, ku pas tërheqjes së Moskës nga Egjipti, ajo gjeti Damaskun si një bazë të re ku do të stacionohej në Lindjen e Mesme, prej ku do ta projektonte fuqinë e saj në rajon. Fillimi i luftës në Siri, u konceptua nga udhëheqësia e Moskës si një përpjekje për të goditur edhe interesat e saja në këtë vend, ku shpëtimi i regjimit të Assad ishte edhe në interes të mbrojtjes së interesave të veta gjeopolitike jo vetëm në Siri por edhe në Lindjen e Mesme. Kështu ndihma për regjimin Baath do të rriste reputacionin e Rusisë si fuqi globale, por në të njejtën kohë, kjo do ti jepte mundësi Moskës të ruante edhe prezencën e vetme ushtarake në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor, pra bazën detare të Tartusit dhe bazën ajrore të Laktakias. Këto dy baza kanë një rëndësi të jashtëzakonshme gjeopolitike për Rusinë, pasi janë bazat e vetme që ka Rusia në rajon të cilat i japin hapësirën e nevojshme manovruese për të ndikuar në zhvillimet që ndodhin në pellgun e Detit Mesdhe dhe në të njejtën kohë, i mundësojnë flotës së saj lundrim të lirë në ujrat ndërkombëtare. Me rrëzimin e Assad, atëherë Rusia me shumë gjasë do ta humbas xhevahirin e saj në Detin Mesdhe, pra bazat e saj ushtarake, që do të ishte një goditje e fuqishme për interesat e saj gjeopolitike jo vetëm në rajon, por edhe si fuqi globale. Pos bazave ushtarake, tani Rusia mund të marr edhe një goditje në gjeopolitikën energjetike, pasi tani me largimin e Assad, hapet mundësia për ndërtimin e një gazesjellësi që do të sillte gaz nga Katari në drejtim të Turqisë e me pas drejt tregjeve Evropiane, e që ishte edhe një nga shakeqt e përfshirjes së Moskës në luftën civile siriane. Kjo do ti sjellë Rusisë pasoja të fuqishme gjopolitke, pasi ajo synon që ta ruaj monopolin e furnizimit energjetik për tregjet e BE-së dhe në të njejtën kohë ta shfrytëzoj si mjet kërcënimi dhe presioni ndaj tyre.

Irani

Revolucioni Islamk i vitit 1979 në Iran, do ta ndryshonte dokrtinën shtetërore të saj, ku nga nacionalizmi persian, tani Teherani do ta theksone islamin shiit si një instrument për të rritur ndikimin dhe influencën e saj në Lindjen e Mesme. Pranvera Arabe, u shfrytëzua mjeshterisht, për të rritur ndikimin e saj në popullatën Shiite në rajon, ku tani jo vetëm Hezbollahu, por edhe pakicat në shtetet tjera do të jenë në shërbim të saj. Kjo e shëndrroi Teheranin në një aktor mjaftë të fuqishëm që ndikonte zhvillimet në Lindjen e Mesme si kurr më parë. Siria ishte shteti ku Irani u përfshi më fuqishëm, pasi trupat e Gardës Revolucionare dhe milicit tjera u rreshtuan në krah të Assad, për ti luftuar grupacionet që kërkonin rrëzimin e regjimit të Damaskut. Në këtë mënyrë, Irani kërkonte të krijonte një korridor që do të kalonte nga kufijt e saj drejt Irakut, Sirisë dhe të përdundonte në Liban, pra aksin Shiite të rëzistencës. Me rrëzimin nga pushteti të Assad, Teherani mori një goditje shumë të fuqishme gjeopolitike për ambicjet hegjemoniste në Lindjen e Mesme, për të cilën është investuar shumë. Mbyllja e korridorit të Sirisë, do ta kufizonte fuqinë ushtarake të Hezbollahut në Liaban, që në të njejtën kohë, do të dobësohej një instrument i Teheranit për të destabilizuar rajonin, sa herë gjërat nuk shkonin sipas interesave të saj. Gjithashtu humbja e Sirisë, do ta godiste prestigjin e Iranit si fuqi rajonale, dhe në të njejtën kohë fuqia e saj ndikuese në Lindjen e Mesme do të dobësohej gradualisht, e cila do të rezultonte në humbjen e peshës si aktor që duhet të merret parasysh në gjeopolitikën e Lindjes së Mesme.

midle
Turqia

Turqia është shteti fqinj i Sirisë, e cila që në ditet e para të kryegritjes u rreshtua kundër Bashar al-Assadit, duke ndihmuar grupet që luftonin kundër regjimit Baath të Damaskut. Historikisht Turqia ka pasur marrëdhinie të tensionuara me Sirinë, të cilat lidheshin me konteste kufitare dhe mbështetjen që Damasku u jepte kurdëve. Lufta e Sirisë, krijoi një realitet të ri gjeopolitik, që nga Ankaraja u perceptual si kërcënim për sigurinë e saj. Krijimi i Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore (AANES) që udhëhiqet nga Forcat Demokratike Siriane, SDF kurde, në kufi me Turqinë, u vlersua si e pa pranueshme dhe kërcënim për sigurinë e saj, pasi ajo ajo ishte zgjatim i PPK-së. Grupet e armatosura që rrëzuan Assad kanë mbështetjen e Turqisë, që tregon se ajo do të luaj një rol të rëndëishëm në qeverin dhe Sirinë e ardhshme. Njësia autonome kurde në kufi me Turqinë do të pushonte së egzistuari dhe që ka qenë shqetësimi kryesorë i Ankarasë që nga vitit 2012 kur kjo njësi është themeluar. Krijimi i një qeverie me orientim më pro-turk, do të kufizonte ndihmën dhe hapësirat manovruese që kishin kurdët e Sirisë për të sulmuar brenda territorit të Turqisë, që do të ishte një përfitim tjetër mjaft i rëndësishëm për ta. Situata e re gjeopolitike e krijuar pas Assad, do ta vendosë Ankaranë në një pozitë shumë të favorshme, pasi ndikimi dhe influenca e saj në Siri dhe Lindjen e Mesme si fuqi rajonale do të ishte e pa diskutueshme. Në të njejtën kohë, ky sukses, u’a bën të qartë fuqive globale si Uashingtoni, Moska e Brukseli por edhe fuqive tjera rajonale, se më nuk mund të vendoset asnjë çështje në Lindjen e Mesme, pa prezencën e Turqisë. Largimi i Iranit nga Siria, dhe kufizimi i ndikimit të saj në këtë vend, është një element tjetër me rëndësi gjeopolitike në luftën për influencë dhe ndikim mes Teheranit dhe Ankarasë në Lindjen e Mesme.

Pa diskutim, humbësi më i madh këtu është Bashar al-Assad, pasi ai humbi pushtetin që i kishte trashëguar babai i tij Hafez al-Assad në vitin 2000, e që i njejti kishte ardhur në pushtet përmes një grusht shtetin në vitin 1970. Si babai që kishte kryer masakra në Hamma në vitin 1982 për të ruajtur pushtetin. I biri veproi po njejt, ku gjatë luftës civile u bë shkak për më shumë se 500 mijë të vdekur dhe million të zhvendosur vetëm e vetëm për ta ruajtur pushtetin. Më i fituari në këtë rast është populli i Sirisë, i cili u çlirua nga një regjim gjakatar 51 vjeçar.