Kush është Fatjoni- djaloshi shqiptar multimilioner që bleu tërë ndërtesën në zemër të Nju Jorkut? (Foto)
Fatjoni është një djalosh shqiptar në Amerikë, i cili në moshë të re ka arritur majat e suksesit. Ai ka vendosur të shesë pasurinë disa milionëshe në Miami, shkruan portali lideri.mk dhe paratë e fituara ti investon në Nju Jork.
Me paratë nga pasuria e shitur në Miami, Fatjoni blen një ndërtesë me vlerë mbi 7 milionë dollarë në New York, përmes agjencisë së njohur për patundshmëri, Serhant.
Blerja e ndërtesës në fjalë nga ana e Fatjonit është përfshirë edhe në serialin “Pronari i Manhatanit” (Owning Manhattan), që në formë të Rwallity Show i është kushtuar punës dhe sukseseve të agjencisë “Serhant”, agjenci e cila u shet patundshmëri multi milionerëve dhe miliarderëve nga mbarë nota.
“Unë jam Fatjoni, jam shqiptar”, me krenari e thekson ai që në takimin e parë me agjenten për shitblerjeve të patundshmërive të quajtur Jade. Ai është i vetmi nga blerësit që e thekson përkatësinë tij kombëtare, nga të gjithë klientët tjerë.
“Mos je edhe ti shqiptare?”, i drejtohet Fatjoni agjentes simpatike, duke e vendosur dorën në zemër gjatë përshëndetjes me të, si çdo shqiptar tipik kur përshëndetet me dikë.
“Jo, por kam shumë miq shqiptarë”, ia kthen ajo.
-Unë jam shqiptar, mos je edhe ti shqiptare?-Fatjoni me agjenten për shitjen e patundshmërive në Nju jork
Çmimi fillestar i ndërtesës me stil mjaft unikat është 10 milionë dollarë, por pas negociatave arrin ta ulë dhe e blen me çmim prej 7.4 milionë dollarëve, shkruan lideri.mk, që konsiderohet si pazar i mirë në tregun e “egër” të Nju Jorkut, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për ulje me 25 për qind.
“Ky është vetëm fillimi”, thotë Fatjoni pasi arrijnë ujdinë për shitblerjen e ndërtesës, duke paralajmëruar edhe shumë blerje tjera dhe duke dëshmuar se pasuria që e ka shitur në Miami ka pasur vlerë vërtetë të madhe, që do ti mundëson transferim të lehtë në “kryeqytetin e botës, pra në Nju Jork./Lideri