Kush është drejtori i Alternativës që bëri punësime sa 4 drejtor të BDI-së?!
Ish drejtori Alternativës që vjen nga Tetova ka lënë gjurmë vetëm për pak kohë sa ishte Alternativa në qeveri. Gjatë mandatit të tij të shkurtër drejtori i AAA-së ka arritur të sistemoj mbi 80 shqiptarë në këtë institucion që këtë nuk e kanë bërë katër drejtorët e BDI-së gjatë gjithë jetës së tyre në poste drejtorësh.
Edhe pse ka qenë nga Alternativa e Afrim Gashit, ka arritur me forcë që të punësoj shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ai do të mbahet mend si drejtori i vetëm që në këtë kohë krize dhe bllokimi të madh nga Fatmir Besimi për punësimet, ai ia doli dhe sot 80 shqiptarët vazhdojnë në punët e tyre në të gjithë vendet shqiptare nga Likova e deri në Strugë.
Katër drejtorët e BDI-së që i kemi krahasuar janë pikërisht nga Tetova dhe janë drejtorët me drejtori më të fuqishme e shtet e që nuk kanë lënë gjurmë shqiptare në institucionet që udhëheqin.
I pari, Ejup Rustemi është drejtor që nga viti 2002 e që mbahet mend vetëm për dështime një pasnjëshme, duke filluar nga shkatërrimi i Postës e deri te rruga e Bllacës. 3 vite si drejtor më i fuqishëm me një buxhet më të madh në këtë qeveri, Ejup Rustemi ende nuk ka arritur as 10% të punimeve të rrugës së Bllacës, e që për këtë do të jetë drejtori historik më i dështuar i BDI-së.
I dyti me radhë, është Faton Ahmeti një nga drejtoritë më të forta, me Fondin Shëndetësor që udhëheq e që i plas skandali me rrogat e mjekëve e kurrë nuk doli të arsyetohet dhe kurrë nuk flet askush se Ahmeti ka punësuar shqiptarë apo i ka ndihmuar ndonjë shqiptari. Përpos që është drejtor i Fondit Shëndetësorë ai është edhe sekretar Gjeneral edhe kryetar dege i BDI-së e që e që humbi tre herë radhazi vetëm për shkak të mendjemadhësisë së madhe dhe egos së pakufishme që ka e që humbjen do ta ketë të garantuar përball Bilall Kasamit.
I treti me radhë është Bajram Rexhepi që vjen nga Sellca legjendare e që bashkëfshatarët e tij vuajnë për një pikë uji të pijshëm, ndërsa ai vazhdon të qëndrojë drejtor mandat pas mandati e që nuk ka lënë asnjë gjurmë në fshatin e tij, ku nxënësit e Sellcës vuajnë për një shkollë të re gati 20 vite mashtrimesh, rrugë të pa asfaltuar dhe shumë premtime boshe. Rexhepi njihet edhe si egoist pasi në drejtorinë e tij që udhëheq nuk ka punësuar as edhe shofer vetëm e vetëm që një familje shqiptare të mos ushqehet me një rrogë nga shteti.
I fundit dhe më i çallamxhiu është Festim Halili, historia për të do të shkruaj shumë gjatë, kur ai ishte si Zv/kryeministër e që në mes të Reçicës zbriste nga vetura sikur gjendet në një zonë lufte të Ukrainës me 6 bodygarda e që traumatizonte banorët me “filmat” e tij të një adoleshenti. Ai mbeti si zv/kryeministër i KiSKOSKËS që opinioni e ka të vështirë të shlyjë atë hajni të ulët duke ia dhënë projektin e Marrëveshjes së Ohrit një Kioske që shet çamçakëza. Ishte drjetor në dy institucione vazhdon të jetë drejtor edhe sot me një buxhet shumë të fuqishëm por nuk mbahet dhe nuk do të mbahet mend për ndihmë bizneseve shqiptare. Halili do të mbahet mend gjithashtu si humbës i fortë nga Besar Durmishi i Lëvizjes BESA./infoshqip