Opinion

Kush e ndau komunën e Likovës dhe si e ndau?!…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Sa e sa kohë mendojë të e gjejë zgjidhjen se si u nda dhe pse u nda komuna e Likovës nga komuna e Komunovës.Shumë kohë prita ata që e ndanë këtë komunë nga komuna e Kumanovësovës dhe cilët ishin qëllimet e ndarjes, por përgjigje nuk u dha se kush ishin ata/ ato që e bërën një gjë të tillë. Sipas meje është dashur të dalin publikisht ata që e ndanë këtë komunë dhe a u bë ndarja sikur që është dashur të ndahet. Ndarja e komunës së Likovës nga komuna e Kumanovës asnjë dobi nuk i ka sjellur banorëve të kësaj komunës së Likovës, por i ka sjellur shumë dëme, sepse i ka ndarë shqiptarët.Nga kjo ndarje numri i shqiptarëve ka mbetur tani më i vogël dhe asnjëherë nuk mund të arrijë politikisht të fitojë asnjë deputet shqiptar apo të e fitoj kryetarin e komunës që ai të jetë shqiptarë.Tani parashtrohet pyetja: Kujt i mbeti spitali i Kumanovës, fabrikat dhe shumë e shumë ndërmarrje tjera gjigante që kishte dhe ka sot Kumanova. Asgjë nuk iu dha komunës së Likovës dhe çdo gjë mbeti në Kumanovës. Çfarë na u dha nga gjithë ajo që ishte dhe mbeti sot e kësaj dite në Kumanovë.Personat që kanë marrë pjesë në idenë për të e rikthyer pas shumë vitesh komunënë e Likovës aty ku ishte më parë sipas meje ishte interesi i tyre ishte ambicia që dikush nga ata/ ato të bëhet kryetar komune. Njëherët vallë a menduan se në këtë ndarje nuk morën asgjë nga Kumanova, por gjithë atë pasuri i lanë Kumanovës!?Nëse ndalemi dhe shikojmë se çfarë ka Kumanova e çfarë ka Likova sot ësht një absurd mbi absurdet dhe ata që bërën këtë ndarje duhet të bartin përgjegjësi. Ka edhe shumëçka që duhet të shkruhet për këtë çështje, por po e lë për një ditë tjetër, por nuk mundem të mos e përsëriti edhe njëherë se si e bërën këtë gabim trashanik që shqiptarët në çdo aspekt i dëmtuat, sepse i lanë pakicë në vendbanimin e tyre.