Maqedoni

Kush don t’a heshtë Tv Alsat-in? Iniciativë për marrjen e licencës së këtij televizioni!

Një inicues anonim ka paraqitur iniciativë për marjen e licencës së TV Alsat dhe Agjencioni për Shërbime Audio Vizuele (ASHAV) çuditërish e ka vendosur atë në rendin e ditës të Këshillit. Iniciativa u refuzua, por mbetet hapur pyetja – pse mori një legjitimim të tillë (iniciativa ishte e paplotë), shkruan 360stepwni.mk.

Poashtu mbetet hapur dilema nëse ky do të jetë një instrument që mund të përdoret për të frikësuar edhe mediat e tjera, transmeton portali Lideri.mk nga Shkupi.

Njeriu i parë i ASHAV, drejtori Zoran Trajçevski, thotë se paraqitja e një iniciative të tillë mund të interpretohet edhe si presion ndaj televizionit Alsat. Por, shton ai, edhe pse ishin të vetëdijshëm se inciativa i lshte e paplotë, mund ta refuzonin vetëm duke e vendosur në një seancë të Këshillit./Lideri.mk

Tekstin e plotë në gjuhën naqedonase mund ta lexoni në këtë LINK: https://360stepeni.mk/koj-saka-da-ja-zamolchi-tv-alsat/